
Belind Këlliçi është regjistruar për të garuar në zgjedhjet e 14 majit me vulën e Partisë së Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta. Këlliçi doli nga kandidatët e primareve por duke qenë se Sali Berisha mbeti jashtë zgjedhjeve, do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos përmes koalicionit të Berishës dhe Metës.Në kërkesën për regjistrimin që ka dorëzuar në KQZ, ka marrë autorizim nga Endrit Braimllari ndërsa vula i përket Partisë së Lirisë.
Duke qenë se Sali Berisha ka mbetur pa parti, të gjithë kandidatët e tij futen në zgjedhje përmes logos të partisë së Ilir Metës.
Ndërkohë sot është zbardhur lista e 62 kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak të Tiranës. Lista kryesohet nga Ilir Alimehmeti, i cili doli i dyti në garën e primareve për bashkinë e Tiranës, ndjekur nga Silva Caka nga Partia e Lirisë.
Më pas pasohet nga Endrit Braimllari dhe gazetarja Beti Njuma e cila është një ndër emrat surprizë e cila i bashkohet ekipit të Këlliçit në garën për Tiranën.

Lini një Përgjigje