TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2023, 21:03

14 maji/ Rama, Meta dhe Berisha dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve, Alibeaj vijon diskutimet; përballjet në çdo bashki

Shkruar nga Pamfleti

14 maji/ Rama, Meta dhe Berisha dorëzojnë në KQZ listat e

Partitë politike kanë ndezur sot motorët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Socialiste dhe aleanca Meta-Berisha kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve, duke qenë se sot është dhe afati i fundit.

Përveç listës së emrave për kandidatët për kryetarë bashkie, janë dorëzuar dhe listat me kandidatë për këshillat bashkiakë në çdo qytet. Meta dhe Berisha kanë bërë një ndërthurje të kandidatëve. Në disa zona është Partia e Lirisë ajo që udhëheq, siç është Berati dhe disa bastione të tjera të saj. Ndërkohë që PD ka marrë drejtimin e listave në bastionet e saj në zota veriore. Po ashtu dhe PS nuk ka pritur limitet e afatit dhe dorëzoi listat. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje te listat e PS ishte lista për këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi shumë prej emrave janë larguar nga poste në ministri dhe do garojnë për këshillin. Rama dhe Veliaj kanë futur në listë Endi Fugën, Ronia Kukon, Megi Finon, Reme Lalën, Plarent Ndrecën, etj.

Ndërkohë të gjithë i kanë sytë te Enkelejd Alibeaj, i cili ka pritur limitin e afateve. Pas një mbledhje maratone dje, Kryesia vendosi që të dilet me kandidatë për kryetarë bashkie në disa zona. Deri më tani flitet për 16 bashki. Ndërkohë sot Alibeaj ka vijuar diskutimet me Kryesinë dhe deputetët, kjo dhe për emrat e këshillave bashkiakë. Grupi i Alibeajt ka vendosur të sfidojë Berishën vetëm në Tiranë sa i takon bashkive të mëdha, ndërkohë në Elbasan, Durrës e Shkodër i ka lënë terren të lirë.

Përballja në disa prej bashkive të vendit

BASHKIA TIRANË

Erion Veliaj (PS)

Belind Këlliçi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Roland Bejko (PD)

BASHKIA MALLAKASTER

Qerim Mala (PS)

Resmi Shanaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Agron Kapianal (PD)

BASHKIA POLIÇAN

Adriati Zotkaj (PS)

Behar Xhaferraj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Florian Qamo (PD)

BASHKIA KUÇOVË

Kreshnik Hajdari (PS)

Lefter Maliqi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Ilirjan Koxhaj (PD)

BASHKIA KAMZË

Rakip Suli (PS)

Arjan Hoxha (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Bilbil Bajraktari (PD)

BASHKIA LEZHË

Pjerin Ndreu (PS)

Pasha Gjoni (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Sandle Marku (PD)

BASHKIA KRUJË

Artur Bush (PS)

Agron Loka  (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Sabah Sheta (PD)

BASHKIA DIBËR

Rahim Spahiu (PS)

Ismail Uka (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Naim Gazidede (PD)

BASHKIA URA VAJGURORE

Juliana Memaj (PS)

Gentian Meci (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Dritan Sula (PD)

BASHKIA PATOS

Fation Duraj (PS)

Sofie Alushaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Pranvera Rizai (PD)

BASHKIA FIER

Armando Subashi (PS)

Evdar Kodheli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Eriselda Zotaj (PD)

BASHKIA LIBRAZHD

Mariglen Disha (PS)

Shefki Cota (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Bujar Vreto (PD)

BASHKIA VORE

Blerim Shera (PS)

Indrit Hoxha (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Ibrahim Bruka (PD)

BASHKIA KORÇË

Sotiraq Filo (PS)

Ledina Alolli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Gjergji Gjata  (PD)

BASHKIA SARANDE

Olti Caci (PS )

Ardit Cikuli (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Skënder Muco (PD)

Bashkia Mirditë

Ndrec Dedaj (PS )

Albert Milyshi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

Mark Ruçi (PD)

BASHKIA MAT
Agron Malaj (PS)
Skënder Gjuci (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA MEMALIAJ
Gjolek Guci (PS)
Albert Malaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA PEQIN
Bukursh Maçi (PS)
Mustafa Pashja (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA PËRMET
Alma Hoxha (PS)
Edmond Komino (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA POGRADEC
Ilir Xhakolli (PS)
Zini Tollozhina (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA PRRENJAS
Nuri Belba (PS)
Suzana Topi (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA ROSKOVEC
Majlinda Bufi
Edit Hazizaj (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

BASHKIA RROGOZHINË
Edison Memolla (PS)
Shkëqim Hoxha (Koalicioni Bashkë Fitojmë)

 

zgjedhje pd ps alibeaj

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje