Ervin Ceca do jetë kryetari i ri bashkisë së Beratit.
Po ndërsa fitorja e tij vihej pak në dyshim, në Berat PD shënon një humbje historike.
Kandidati Shkarpa i mbështetur prej saj, kap me pak se 17 përqind, një shifër e ulet që PD nuk e kishte arritur as në vitin e saj të errët 1997.
Në total ditën e dielë në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet kishin të drejtë vote rreth 334 mijë qytetarë dhe në mbylljen të qendrave të votimit vetëm 18.45% prej tyre kishin ushtruar të drejtën e tyre.
Pjesëmarrja më e ulët ishte në Vlorë, atje ku kandidatja e mazhorancës, Brunilda Mersini, e cila dorëzoi mandatin e deputetes, të cilin as e kishte përuruar në foltoren e Kuvendit, fitoi thellë ndaj rivalit të saj në garë të mbështetur nga PD.
Nga 144 mijë qytetarë të Vlorës, vetëm 18 111 prej tyre votuan të dielën ose 12.54%, me Mersnin që mori 15672 vota ndaj 2333 që mori Dionis Sota. Kandidati i tretë Gjergji Nika e mbylli garën me 1975 vota.ocialiste fitoi bindshëm me 13050 vota ndaj rivalit direkt Pavlo Shkarpa që mori 2607 të tilla.
Në Cërrik, Florenc Doka i PS mori 6201 vota ndërsa kandidati Amarildo Hoxha 1888. Në garë në këtë bashki ishte dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet që grumbulloi 1275 të preferencave.
Altin Bojni do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Matit, pasi fitoi bindshëm ndaj Eduard Brahilikës. Në këtë garë edhe pse kishte një përçarje nga radhët e mazhorancës, Suzana Pasha nuk mundi të dalë më shumë se e treta.
Tepelena mbetet në duart e socialistëve. Gramoz Sako mori 77% të votave në këtë bashki, kundrejt 22% që shkuan për kandidatin e mbështetur nga opozita Gabriel Guma.
Lini një Përgjigje