Politike 4 Maj 2023, 07:15

Zgjedhjet lokale, Alibeaj: Më 14 Maj fitojmë 3 bashki

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet lokale, Alibeaj: Më 14 Maj fitojmë 3 bashki
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj beson se PD-ja mund të fitojë vetëm në 3 zona besimin e qytetarëve në 14 Maj.

I ftuar në emisionin “Opinion” , Alibeaj thotë se PD-ja mund të fitojë në Mallakastër, Dimal dhe në Finiq në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Blendi Fevziu: A keni ndonjë zonë që mendoni se mund të fitoni ju këto 30 zona ku jeni?

Enkelejd Alibeaj: Po, 3: Mallakastër, Dimal dhe Finiq.

Blendi Fevziu: PD që ka drejtuar vendin përfundon në 3 komuna…

Enkelejd Alibeaj: E di ku përfundoi para një viti e gjysëm ajo partia ku ke qenë ti apo jo? U kthye në një “detashment”, ku Sali Berisha donte të kthente tytat e bunkierëve si në atë kohë, t’i kthente SHBA. Ajo ishte për të qarë. Ajo ishte lëngatë.

Blendi Fevziu: Jo, unë kujtoj një gjë tjetër dhe më tmerrshme, kujtoj që selia e PD-së u blindua me fletë çeliku që është një gjë e paimagjinueshme.

pd 14 maji alibeaj