Politike14 Maj 2023, 10:02

Zgjedhjet lokale, Alibeaj thirrje qytetarëve: Dilni votoni, sot është dita për t’u ndarë nga e shkuara!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet lokale, Alibeaj thirrje qytetarëve: Dilni votoni, sot

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, pasi sipas tij, kjo është dita e madhe për tu ndarë nga e shkuara dhe për të bërë ndryshimin e kërkuar.

Alibeaj foli gjithashtu edhe për një aleancë kundër PD nga klasa e vjetër politike. Më tej, ai u shpreh i bindur për një sukses për PD dhe demokratët.

“Sot duhet të vijnë, se sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën, kjo ndarje do jetë vetëm me pjesëmarrje masive të shqiptare, ftoj këto jo vetëm mbështetës të PD, por çdo shqiptar, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ka aleancë të gjithanshme kundër PD, por në situata të tilla mund të dalë shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë, të demokratëve. Do jetë sukses për PD dhe demokratët”, u shpreh Alibeaj.

lokalet alibeaj votim