TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 19:39

Zgjedhjet në Kukës, Spahiu: Berisha do ndihmojë Ramën të fitojë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kukës, Spahiu: Berisha do ndihmojë Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.

Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.

Sipas juristit, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së. Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar.

spahiu berisha

Lini një Përgjigje