TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 11:24

Zgjedhjet lokale, Presidenti apel për 14 majin: Shitblerja e votës do të jetë e patolerueshme

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet lokale, Presidenti apel për 14 majin: Shitblerja e votës do
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit  diplomatik dhe OSBE-ODIHR, ku ka dhënë mesazhin e tij për zgjedhjet e 14 majit.

Begaj tha se institucionet duhet të përmbushin standardet për zgjedhje dhe se shitblerja apo keqpërdorimi i burimeve shtetërore do të jenë të patolerueshme, ku bëri thirrje për etikë në garë dhe komunikimi të jetë me qytetari dhe respekt.

Presidenti theksoi se çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet, pasi zgjedhjet janë të qytetarëve dhe të vendit jo të partive politike.

“Një proces i drejtë dhe i paanshëm është detyrim ndaj vendit tonë, me fillimin e negociatave vendi yn ë ka hapur një faqe të re në procesin demokratik. Proceset demokratike në vend janë ndërtuar dhe forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari, institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e përformancës sipas përgjegjësive që ju ngarkon ligji, duhet të përmbushi standardet për zgjedhje. Partitë Politike të përfshihen në fushatë zgjedhore por nuk mund të jetë entuziasti i asnjë aktori institucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duhet të paraqesin vetëm ofertën në mënyrë sa më të qartë. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative. Institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre. Kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentet mbrojtëse më të avancuara. Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme. Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme. Subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin. Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjellje dhe respekt. Media, aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet, rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE. Tek unë do të gjeni dëgjuesin e vëmendshëm, tek Institucioni i Presidentit mbështetje të palëkundur. Në asnjë rrethanë nuk duhet të shtrembërohet dhe tjetërsohet vullneti dhe vota e lirë. Ushtroni vullnetin tuaj, të mirëinformuar dhe krejt të lirë. Çdo intimidim apo shantazh duhet të denoncohet e dënohet! Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por  janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë”, tha ai.

begaj zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje