TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 10:42

Zgjedhjet për Bashkinë e Matit, zyrtarja e PS sfidon Ramën: Regjistrohet si e pavarur

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për Bashkinë e Matit, zyrtarja e PS sfidon Ramën:

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Matit duket se kanë prodhuar surpriza në orët e fundit, teksa një prej figurave lokale të Partisë Socialiste ka sfiduar vendimin e Kryeministrit Edi Rama, duke u regjistruar si kandidaturë e pavarur.

Bëhet fjalë për kryetaren e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste në Mat, Suzana Pasha Hoti, e cila ka regjistruar dje në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si kandidate e pavarur për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. 

Ajo është shprehur e pakënaqur me kandidatin zyrtar të PS-së, Altin Bojni, raporton Report TV.

Sipas raportimeve, përfaqësues të PS-së në këtë KZAZ kanë tentuar të pengojnë regjistrimin e saj, por falë shumicës së anëtarëve të opozitës në këtë KZAZ, votat e PD-së mundësuan regjistrimin e Komitetit Nismëtar të kryetares së Forumit të Gruas Socialiste.

 

Lini një Përgjigje