TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 21:45

PD kërkoi shkarkimin e Begajt, Alibeaj: Ia kanë futur kot, ja “loja” që po bën opozita

Shkruar nga Pamfleti

PD kërkoi shkarkimin e Begajt, Alibeaj: Ia kanë futur kot, ja

Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se me këtë hap opozita “ia ka futur kot”.

Sipas tij, kjo është një lojë që po bën opozita, ndërsa shtoi se disa deputetë kanë gjetur si kauzë shkarkimin e presidentit.

Ai theksoi se përplasjet e PD duhet të ndodhin me Edi Ramën, jo me “zgjatimet e tij” në Presidencë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: 7 shkelje ka përmendur Partia Demokratike.

Alibeaj: Ja fut kot.

Borakaj: Pse?

Alibeaj: Kjo opozitë është në një situatë që mjafton ngjarja që ndodh në mëngjes, për ta tjerrë gjatë gjithë ditës, dhe ditën tjetër kap një gjë tjetër. Pra, paqëndrueshmëri. Edhe në këtë rast, nuk janë seriozë. Shkarkimi i presidentit është ngjarje e rrallë, nuk ndodh shpesh. Kur kërkon një gjë kaq të madhe, edhe ngjarja që e ka shkaktuar duhet të jetë shumë e madhe.

E vetmja gjë që ka sens është pika e parë, dekretimi i zgjedhjeve të Tiranës. Edhe pika e parë do duhet të kalojë edhe një fazë procedurale. Në parim, duhet ta kishte pritur Gjykatën Kushtetuese. Ca deputetë duket sikur me këtë kauzë të fundit që kanë gjetur, shkarkimin e presidentit, po bëjnë një lojë. Beteja e opozitës duhet të bëhet me kundërshtarin, Edi Ramën, jo me zgjatime të Ramës në Presidencë. Kjo tregon që nuk po kryejnë rolin e tyre si opozitë.

Lini një Përgjigje