Politike25 Korrik 2023, 10:55

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, nis mbledhja e Komisionit Zgjedhor; tkurret lista e anëtarësisë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, nis mbledhja e Komisionit Zgjedhor;

Në Partinë Demokratike ka nisur mbledhja zyrtare e Komisionit Zgjedhor për përgatitjen e zgjedhjeve të 29 korrikut për kryetarin e ri të kësaj partie.

Mbledhja është kryesisht për listat e anëtarësisë që do të votojnë. Mediat raportojnë se lista e anëtarësisë është tkurrur. Lista do të jetë me rreth 25 mijë anëtarë nga 75 mijë që ka qenë në zgjedhjet e fundit për kryetar në 13 qershor të vitit 2021.

Brenda PD-së ka nisur "lufta" e dytë për vulën e partisë, kësaj radhe bëhet fjalë për përdorimin e vulës, ku palët po luftojnë se kush do mbajë kompetencat e përdorimit. Kryesia e PD-së i mori vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. 

Kujtojmë se ditën e djeshme 7 deputetë demokratë kanë kundërshtuar procesin zgjedhor dhe kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi që të ndërmarrë hapat në të mirë të partisë.

Në një prononcim për mediat, deputeti Bledjon Nallbati u shpreh se është e rëndësishme që në këtë situatë që ndodhet PD ka nevojë për zgjedhje reale ndaj duhet patjetër që të zbatohet statuti i Partisë Demokratike.

“276 anëtarë të këshillit kombëtar nga 453 në detyrë ishin përjashtuar pa vendim. Ishin njohur por nuk kishin marrë pjesë, ishin në mbledhje por nuk ishin dakord me vendime pa korum. Vendimet e njëanshme nuk e ndihmojnë PD dhe kërkojnë që sekretari i Përgjithshëm të ushtrojë detyrën. Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statute. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përçarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore dhe ajo që është e rëndësishme është forcimi i PD-së”, tha Nallbati.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja tha se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha vetë numëro dhe vetë fito. Në këtë situatë PD-së i nevojitet një proces real por për këtë duhet një proces real. Duhet që të kemi një parti më të fortë, PD ka nevojë të forcohet nuk mund ta shkatërrojmë vete partinë”, u shpreh Gështenja.

Ndërkohë Gazment Bardhi deklaroi se do të thërrasë një mbledhje të Këshillit Kombëtar.

“Kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, tha Bardhi.

 

bardhi basha zgjedhje