TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 12:40

Ministrja e Shëndetësisë e pranon: Sfidat tek Onkologjiku ekzistojnë, po punojmë për zgjidhjen e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Ministrja e Shëndetësisë e pranon: Sfidat tek Onkologjiku

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka pranuar se sa i përket spitalit Onkologjik ka problematika ekzistente por po veprohet për zgjidhjen e tyre. 

Sala u shpreh në Kuvend se 1 mld lekë janë alokuar vetëm për barnat tek Onkologjiku.

“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias.
Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT. 1 mld lekë vetëm për barnat tek Onkologjiku. Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjen e pacientëve”, tha Sala.

 

Lini një Përgjigje