TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 14:46

Zylfie Haklaj denoncon manipulimet e Berishës: Ja mashtrimi që po bëhet me “Dosjen Tropoja”, si po nxjerrin emra dëshmitarësh që kanë vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Zylfie Haklaj denoncon manipulimet e Berishës: Ja mashtrimi që po

Ndërsa në Tropojë janë vrarë 200 djem, familja që e ka paguar më shtrenjtë politikën përçarëse e gjakësore të inskenuar dhe realizuar prej Sali Berishës në këtë trevë është familja “Haklaj”.

Me hapjen e kësaj çështjeje për herë të parë nga SPAK përpara disa javësh, informacione të ndryshme kanë rrjedhur nga dosja që ndodhet në “tavolinën” e drejtësisë së re. Lista me dëshmitarët që duhet të pyesë SPAK u publikua. Por ka dyshime nëse ajo listë është e vërtetë dhe pse u publikua. Hidhen hipoteza për ndërhyrje nga Berisha për shkak të panikut që e ka përfshirë pas hapjes së dosjes dhe frikës se do arrestohet si autor dhe ideator i vrasjeve në Tropojë nga dëshmitarët që mund të rrëfejnë krimet e tij në SPAK.

Sipas Zylfie Haklajt, disa prej emrave që kanë dalë si dëshmitarë të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në familjen e tyre nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje, madje sipas saj situata është dhe më e rëndë pasi disa prej tyre kanë ndërruar jetë. Jo vetëm kaq, Haklaj ngre alarmin pasi përveç kësaj situate, kjo listë nuk duhej të publikohej. As në vendet më të sigurta dhe demokratike të botës, thotë Zylfia nuk ndodh një gjë e tillë, jo në Shqipëri ku drejtësia tani sapo ka filluar të bëjë hapat e parë.

Para disa ditësh u bënë publikë emrat e disa personave si dëshmitarë të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në familjen tonë. U publikuan emra qe nuk janë fare dëshmitarë të ngjarjeve tona. Normalisht dëshmitarët nuk duhet të publikohen. As në vendet më të sigurta dhe demokratike të botës, dëshmitarët nuk publikohen. Jo në Shqipëri ku drejtësia tani sapo ka filluar të bëjë hapat e parë. Por jo vetëm kaq, janë publikuar emra qe nuk ekzistojnë si dëshmitarë për familjarët tanë të dashur. Jemi të detyruar të reagojmë sepse njerëzit nuk duan t’ju dalin emri. Disa as që kanë qenë në vendngjarje, as nuk kane asnjë lidhje. Disa nuk jetojnë”, u shpreh Zylfie Haklaj në një reagim për gazetën “SOT”.

haklaj berisha

Lini një Përgjigje