TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 14:12

Videoja e takimit sekret me Ballën, reagon Basha: Montazhe qesharake që i shërbejnë përçarjes së demokratëve

Shkruar nga Pamfleti
Videoja e takimit sekret me Ballën, reagon Basha: Montazhe qesharake
Lulzim Basha

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të videos së takimit sekret mes tij dhe Taulant Ballës, teksa mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha i konsideron pamjet një montazh dhe  shton se e vetmja gjë për të cilën shërbejnë, është për përçarjen e demokratëve. Ish-kreu i PD-së thotë gjithashtu se kjo gjë është një shpërblim mjaft i mirë për kryeministrin Edi Rama.

"Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës."-shkruan Basha.

Në media u publikua mbrëmë një video ku pretendohet se ka pasur një takim të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas të njëjtave burime figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.

lulzim basha

Lini një Përgjigje