
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko është shprehur se ka bërë fushata më të vështira elektorale se sa kjo që është aktualisht.
Bejko thekoi se tek ai qytetarët mund të gjejnë garancitë që nuk i gjejnë tek kundërshtarët, Erion Veliaj, Belind Këlliçi.
Më tej ai theksoi se ‘pushtuesi’ referuar Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të godasin sistemin e tyre.
“Unë jam mësuar me fushata, kam bërë fushata dhe më të vështira se sa kjo dhe tani po mërzitem që po mbaron. Tek unë qytetarët gjejnë garancitë që nuk i gjejnë te pushtuesit. Pushtimi nuk vjen vetëm me ushtri, pushtimi vjen dhe kur ti i zë frymën ekonomisë së vendit.
Këta pushtues janë Edi Rama, Sali berisha dhe Ilir Meta që kanë hipur me një atuobuz elektoral. Edi Rama jo pa qëllim i ka vendosur të gjithë në një foto sepse janë bashkë.
Një nga argumentet që janë bashkë është se njerëzit e tyre ndajnë paratë. Në 2008, Sali Berisha ndryshoi Kushtetutën dhe shkatërroi sistemin demokratik. Unë përfaqësoj PD. Këta janë bashkë sepse e kanë mbyllur sistemit. Qytetarët janë të vetmit që me votë mund të çajnë sistemin. Një investim publik ndahet në disa duar.”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje