
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me zyrën, pranë shkollës Petro Nini Luarasi, e cila sipas demokratëve është përdorur nga patronazhistët e PS dhe zyrtarë të administratës shtetërore, për krime zgjedhore.
“Një rast flagrant është dokumentuar pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" ku administrata shtetërore në shkelje me ligjin dyshohen se zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare për të tjetërsuar vullnetin e votuesve.
3 përfaqësues zyrtarë të Partise Demokratike kanë njoftuar Policine e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranes ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor.
Narkoregjimi I Edi Ramës dëshmoi edhe njëherë fytyrën e tij”, thuhet në reagimin e PD-së.
Zyrtarë të PD pretendojnë se kjo zyrë nuk rezulton e marrë me qira nga PS, ndërkohë që muret i ka të mbushura me harta të qendrave të votimit të Tiranës.
Lini një Përgjigje