TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Shkurt 2023, 15:13

Ambasadori i Kievit në Serbi jep alarmin: Pas luftës në Ukrainë, Putini do merret me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i Kievit në Serbi jep alarmin: Pas luftës në

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme.

Sipas Tolkach, presidenti i Rusisë Vladimir Putin pasi të mbarojë luftën me Ukrainën do të merret me situatën në Kosovë.

Sipas tij, Moska është rrezik për Ballkanin.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se pas luftës në Ukrainë do të merret me situatën në Kosovë, prandaj duhet të pyesim veten se çfarë mund të pritet nga një veprim i tillë”, ka thënë Tolkach.

Në fund të fjalimit ambasadori ka falënderuar Serbinë për gjithçka që po bën për të ndihmuar Kievin, duke vënë në dukje edhe varësinë energjitike të Beogradit nga Rusia që Ukraina e ka vuajtur për vite me radhë.

volodymyr tolkach vladimir putin kosove

Lini një Përgjigje