Ditën e sotme, serbët kanë protestuar në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar arrestimin e Milun Milenkoviç i njohur me nofkën Lune, që dyshohet të jetë njëri nga udhëheqësit e bandës kriminale në veri me emrin “Mbrojtja civile”.
Bëhet me dije se disa nga protestuesit kanë provokuar Policinë e Kosovës duke e quajtur “fashiste”. Ndërsa policia e Kosovës nuk ka bërë asnjë lloj reagimi.
Protestuesit serbë kanë mbajtur në duart flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Oficerët e policisë kanë qenë të shumtë në numër, ndërkohë që protesta ka qenë e qetë dhe pa asnjë incident.
Kujtojmë se, prej 26 maji serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj, shqiptarë të komunave në objektet komunale në veri.
Protestat fillimisht ishin të dhunshme ndërsa më 29 maj pati përplasje. 30 ushtarë të KFOR-it, disa policë të Kosovës dhe gazetarë u sulmuan. Më pas situata u qetësua por sot serbët janë ngritur sërish në protestë për të kërkuar lirimin e Milun Milenkoviç.
Lini një Përgjigje