Kosova29 Shtator 2023, 17:54

Arrestohet shtetasi serb, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e tre shqiptarëve në Prizren

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet shtetasi serb, dyshohet si i përfshirë në vrasjen e

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës arrestuar një shtetas serb si të dyshuar për krime lufte në Kosovë. PSRK njofton se pas një pune intensive hetimore të Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është arrestuar shtetasi serb me inicialet m.P.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale "Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e 3 personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri është arrestuar dhe pritet të dalë para gjyqit brenda afatit ligjor.

policia arrestim serb vrasje kosove