Kosova11 Dhjetor 2023, 09:40

Avokati: Pse do pranoja të mbroja 3 të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt

Shkruar nga Pamfleti

Avokati: Pse do pranoja të mbroja 3 të akuzuarit për vrasjen e

Avokati Meshari Selimaj u shpreh se në procese gjyqësore siç është çështja e vrasjes së Liridonës, është shumë e rëndësishme.

Ai tha se do e pranonte një çështje e tillë, pasi ajo nuk ka rëndësi vetëm për të pandehurin, por edhe për mbarëvajtjen e procesit ligjor.

“Avokati pikë së pari është garant për një proces të rregullt në një procedurë penale. Pra e garanton procedurën në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut.

E dyta, avokati me kodin e procedurës penale të republikës së Kosovës, nga momenti kur kemi të bëjmë me një vepër penale 5 vite e sipër atëherë  në mënyrë zyrtare duhet të caktohet një avokat për të përfaqësuar një të pandehur.

Ky është rregull, që do të thotë se nuk është vetëm interesi i të pandehurit, por është edhe interesi i shtetit, pasi pa një avokat nuk mund të zhvillohet procedura, pasi çdo deklarim, pa të do të ishte provë e pa pranueshme”,-tha avokati.