Kosova10 Dhjetor 2023, 22:55

Dialogu Kosovës-Serbi, Lajçak paralajmëron një tjetër takim në rang negociatorësh

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovës-Serbi, Lajçak paralajmëron një tjetër

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se po përgatitet për një takim të ri mes Prishtinës dhe Beogradit. Lajçaka theksoi se bëhet fjalë për takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë por nuk dha një datë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Lajçak në rrjetin social “Facebook”, ku shtoi se është koha për të çuar para integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi gjithashtu se edhe anëtarët të Bundestagut gjerman i ka informuar për dialogun dhe hapat e ardhshme, teksa shprehu mirënjohje ndaj tyre për mbështetjen në këtë proces.

Është koha për të shfrytëzuar mundësinë për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Të premten u takova me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill. Është gjithmonë e dobishme të krahasoni shënimet dhe të planifikoni hapat e ardhshëm. I jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes SHBA-së e BE-së në dialog”, ka thënë Lajçak.

lajçak