Babai i Naim Murselit ka ngritur pretendimin dy ditë më parë se familja e Liridona Ademajt i ka njoftuar se i kanë mbaruar ditët e besës dhe do të marrin hak.
Ky pretendim është hedhur poshtë nga vëllai i Liridonës.
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar lidhur me këtë, teksa thotë se familja e Liridona Ademaj nuk e ka përmendur në asnjë moment Kanunin dhe se e ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë.
Për Lalën kushdo që e interpreton ndryshe qëndrimin e familjes Ademaj, po i vjen në ndihmë të dyshuarit kryesor për vrasjen, Naim Murselit.
“Familja e Liridona Ademaj nuk e ka përmendur në asnjë moment Kanunin. E ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë. Nuk kërkon gjakmarrje.
Kushdo që e interpreton ndryshe qëndrimin e familjes Ademaj, po i vjen në ndihmë të dyshuarit kryesor për vrasjen, Naim Murselit.”-u shpreh Lala.
Lini një Përgjigje