Kosova11 Dhjetor 2023, 07:44

Marrëdhënia me Naim Murselin, revoltohet Pacolli: Ata që po hedhin baltë ndaj meje do përgjigjen para drejtësisë!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëdhënia me Naim Murselin, revoltohet Pacolli: Ata që po
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Vrasja e Liridona Ademajt, ende e pazbuluar ka shkaktuar ‘lumë’ reagimesh.

Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjete sociale një ditë më parë mesazhet që Naim Murseli i ka dërguar një mikut të tij amerikan, përmes të cilave i kërkonte 8 mijë euro borxh.

Mes të tjerash ai i thotë mikut të tij se Behgjeti i dha atij 30 mijë euro.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar biznesmeni Behgjet Pacolli.

Ai shprehet se këto akuza janë shpikje nga njerëz të paskrupullt dhe se do të japin llogari para drejtësisë.

Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit,  për viktimën dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidhshmëri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqëzinj përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin). Këta njerëz  po u shkaktojnë dhembje, atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre.  Këta  duhet të përgjigjen para drejtësisë!”-shprehet Pacolli në Facebook.

?vrasja e liridona ademajt