TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2023, 16:35

BE e vendosur për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi, më 2 maj tjetër takim Kurti-Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

BE e vendosur për të çuar përpara dialogun

BE duket se është e bindur për të dërguar përpara dialogun për rregullimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka njoftuar se një raund i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivelin më të lartë do të vazhdojë më 2 maj, kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen në Bruksel.

BE si ndërmjetës në dialog, sot ka themeluar një komision të përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, ku përfshin Kosovën dhe Serbinë si palë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Siç tha Stano, detyra e komitetit të përbashkët monitorues është të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të zbatimit të saj.

“Ky është zbatim konkret i asaj që u ra dakord 30 ditë më parë në Ohër në takimin e presidentit Vuçiç me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ky Komitet i Përbashkët Monitorues do të kryesohet nga i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak”, tha Stano.

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në Ohër më 18 mars dhe takimi i tyre zgjati 12 orë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, tha atëherë se janë rënë dakord për hapa praktikë se si do të zbatohet marrëveshja e shkurtit nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

kosova serbia dialogu be 2 maj

Lini një Përgjigje