TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2023, 12:35

Parlamenti Evropian miraton vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti Evropian miraton vendimin për liberalizimin e vizave për

Parlamenti Evropian i ka thënë PO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Anëtarët e Parlamentit Evropian, ditën e sotme votuan pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave dhe se do të shkojnë direkt me votim.

“Do të shkojmë direkt me votim… Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament… Është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.

Më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së. Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane. Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë brenda gjashtë muajsh në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera. Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

parlamenti evropian liberalizim vizash kosove

Lini një Përgjigje