Kosova 2 Mars 2023, 09:18

Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimi i radhës në Ohër të Maqedonisë!

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimi i radhës në

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar i dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiç, duke e falënderuar për mundësinë që Ohri të presë takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiç. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj dialogut dhe pres me padurim takimin e radhës të dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Ne diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane e Maqedonisë së Veriut”, shkroi Lajçak në Twitter.

Albin Kurti zhilloi një takim me Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel. Pas takimit, Kurti u shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje, por Vuçiç nuk e bëri. Ndërsa Vuçiç nënvizoi se nuk do të diskutohet për njohjen reciproke.

albin kurti bisedimet kosovë-serbi lajçak