
Rreth 40 minatorë në Trepçë janë bllokuar që prej mesnatës në minierë. Një problem me energjinë elektrike ka bërë që ata të mbesin të bllokuar prej afro 15 orësh.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi duke shtuar se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti me energji elektrike dhe nuk punon ashensori që mundëson ngjitjen e tyre.
“Për shkak të një defekti me energji elektrike, kanë mbetur të ngujuar për më shumë se 15 orë rreth 40 minatorë në kombinatin Trepça”, tha Jonuzi.
Megjitatë ai u shpreh s epo punohet që ata të dalin s amë shpejt nga brenda minierës. “Besoj shumë shpejtë kanë për të dalë nga këto hapësira”, përfundoi ai.