
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për sulmet në Zveçan, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Borrell u ka bërë thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit. Ai ka theksuar gjithashtu se sulmuesit duhet të dorëzohen menjëherë para drejtësisë.
Kujtojmë se, një anëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në Zveçan si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri që vijojnë prej mëngjesit mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Banjskës.
Lini një Përgjigje