TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Mars 2026, 16:15

“Britmat dëgjoheshin çdo natë”, zbardhet skandali i rëndë i dhunimit të 7 fëmijëve në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti
“Britmat dëgjoheshin çdo natë”, zbardhet skandali i
Pamje nga banesa

Një fëmijë pesë vjeçar ka shkuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, me lëndime të rënda trupore, shenja kequshqyerjeje dhe vështirësi në komunikim.

Për gjendjen e tij, dyshohet se përgjegjës janë prindërit. Mësohet se dëmtimet në këmbë dyshohet t’i jenë shkaktuar nga e ëma, ndërsa fëmija është mbajtur në kushte të rënda jetese.

Për shkak të dyshimeve për gangrenë në shputa, të mërkurën ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Shërbimi Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se pas operimit, gjendja e tij është stabël.

Familjarë të fëmijës, në kushte anonimiteti, kanë rrëfyer momentin kur e gjetën atë: “Të hënën kemi vizituar familjen dhe e kemi gjetur fëmijën në gjendje të mjerueshme dhe e kemi nisur fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan”.

Për rastin janë njoftuar edhe institucionet përkatëse. Dy prindërit janë ndaluar nga policia dhe gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për veprat penale “shkelje e detyrimeve familjare” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Çifti janë prindër edhe të gjashtë fëmijëve të tjerë, të cilët dyshohet se janë keqtrajtuar. Aktualisht, të shtatë fëmijët ndodhen nën kujdes shtetëror.

Ndërkohë, komshinjtë kanë treguar për situata të përsëritura dhune në familje: “I ka rrahur, gjithmonë i ka rrahur, deri në 12 të natës kanë bërtitur, janë ndjerë zërat. Gjithë, unë i kam dëgjuar, më ka ardhë gjynah se ata nuk kanë faj fëmija…”

Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe rolin e institucioneve, pasi rreth katër vjet më parë fëmijët ishin larguar nga prindërit, por më pas ishin rikthyer me vendim gjykate.

Nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan drejtoresha Makfirete Shamolli ka deklaruar se : “Vendimi është ai që flet… është marrë një vendim prej një grupi të ekspertëve… Vizitat… janë bërë sipas nevojës”. 

Ndërsa nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blerim Shabani tha: “Ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar… dhe autorizimin për njësinë inspektuese".

Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se mund të ketë pasur dështim në mbrojtjen e tyre./TCH

Lini një Përgjigje