
Deputetja e Kosovës Duda Balje ka konfirmuar se ka pasur një takim me Izet Mexhitin.
E ftuar në një emision televiziv, ajo deklaroi se gjatë këtij takimi, nga njerëzit e Mexhitit i është bërë një ofertë për të votuar Albin Kurtin, në këmbim të postit të pedagoges në Shkup.
Balje theksoi se nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve politike dhe se do të mbrojë gjithmonë vullnetin dhe interesin e qytetarëve që përfaqëson.
Kujtojmë se më herët, deputetja e komunitetit boshnjak deklaroi se kryeministri Kurti i ofroi postin e ministres, por sipas saj mënyra se si është trajtuar më pas ka bërë që të mos e pranojë më një ofertë të tillë.
Lini një Përgjigje