TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Nëntor 2023, 17:06

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç për takimin në Bruksel: Në fokus ishte drafti për formimin e Asociacionit

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Petkoviç për takimin në Bruksel:

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, tha se tema kryesore e bisedimeve të sotme të delegacionit serb me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak ishte draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ai insiston se “duhet t’i respektojë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.

Petkoviç tha se delegacioni serb shkoi në Bruksel me rreth 20 “ekspertë nga fusha të ndryshme”.

“Në rend dite ishte drafti i statutit të Asociacionit, si hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit, të cilën populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet. Bisedimet do të vazhdojnë”, u tha Petkoviç gazetarëve në Bruksel.

Ai shtoi se pret që bisedimet të vazhdojnë, pasi sipas tij, statuti i Asociacionit është një dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm.

petkoviç dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje