TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 15:54

“Diplomaci e dështuar”, deputetja britanike kritikon ashpër BE-në: Pse nuk ka ende masa për Serbinë?

Shkruar nga Pamfleti

“Diplomaci e dështuar”, deputetja britanike kritikon

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka kritikuar sërish ashpër ndërkombëtarët, për qëndrimin që janë duke mbajtur ndaj Serbisë, në raport me çështjen e Kosovës.

Përmes një postimi në platformën “X” ajo thotë se pavarësisht fakteve që implikojnë Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndaj saj nuk është marrë ende asnjë masë sanksionuese.

Ajo e quajti të dështuar diplomacinë perëndimore, pasi sipas saj, Kosova është ende nën sanksion në një kohë kur serbi, ka vrarë një oficer policie, ka armatosur paraushtarakët dhe ka dëmtuar ushtarët e NATO-s.

“Radoiçiç mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka masa për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, tha Kearns.

Kjo nuk është hera e parë që Kearns reagon dhe kërkon që të mbahet një qëndrim i drejtë ndaj Kosovës, duke bërë përgjegjëse Serbinë edhe për konfliktet e mëparshme.

be deputetja britanike

Lini një Përgjigje