Kosova16 Mars 2023, 22:26

Djathtistët serbë në Dumën ruse, kundër pavarësisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Djathtistët serbë në Dumën ruse, kundër

Dy deputetëve nga Serbia, janë paraqitur në Dumën ruse duke mbajtur në duart e tyre një flamur me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Ata në këtë mënyrë u kanë përcjellë mesazhin zyrtarëve rusë në Moskë, më 16 mars, se kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Propozimi evropian do të jetë pika kryesore në agjendën e takimit të ardhshëm mes presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Ohër, gjatë të cilit zyrtarët perëndimorë presin përparim në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Propozimi, megjithatë, teston mundësitë e brendshme për Aleksandar Vuçiçin, i cili po përballet me protesta e djathtistëve.

Dy deputetët, të cilët përcollën qëndrimin e tyre tek zyrtarët rusë në Moskë, i përkasin lëvizjes së djathtë Dveri.

Dveri është pjesë e bllokut të opsioneve të djathta në Parlamentin e Serbisë - koalicioni i Nada (Shpresa) dhe Zavetnici (Të betuarit) - i cili paralajmëroi protestë në Beograd, për 17 mars.

Kërkesa kryesore në këtë protestë do të jetë refuzimi i propozimit evropian për Kosovën.

Ky propozim për zgjidhjen e kontestit të gjatë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë, u pranua në fund të shkurtit nga Vuçiç dhe Kurti.

Protesta e forcave të djathta është paralajmëruar të mbahet një ditë para takimit të ri ndërmjet presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /REL

serbet rusia