Kosova16 Mars 2023, 15:45

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Jam gati për kompromis me Kurtin, por kemi vijat tona të kuqe

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Jam gati për kompromis me
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia është “gati” për të bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi me Kosovën, por shtoi se të dyja palët kanë vija të kuqe.

Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Vuçiç tha se është në interesin e të dyja palëve arritje e një marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sigurisht, të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për ta normalizuar situatën mes kombeve, popujve tanë dhe duke pasur parasysh këtë, unë besoj se është në interes të të dyja palëve të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ne duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë, pa armiqësi. Nuk e kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik”, tha ai.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’ia bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Vuçiç tha se ata tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë. Megjithatë, ai shtoi  se ka rregullore dhe plan të propozuar nga gjermanët dhe francezët në lidhje me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ata morën përgjigjen time për këtë, unë i thashë  Macronit dhe Szholzit se çfarë mendoj për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe disa gjëra të tjera. Por ne jemi të gatshëm të flasim për çështje të tjera,  dhe gjithashtu duhet të diskutojmë disa ligje që duhet të miratohen dhe këtë do ta diskutoj në Ohër me bashkëbiseduesit e mi dhe disa njerëz të tjerë. Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë shumë çështje dhe ata i dinë vijat e mia të kuqe”, u shpreh ai.

 

 

dialogu kosovë-serbi vuçi albin kurti