
Një person është vrarë mesditën e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për median kosovare se krimi ka ndodhur rreth orës 12:30, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.
Viktima Valmir Breznica është i moshës 30-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshortja e viktimës.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”, ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.
Lini një Përgjigje