TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Nëntor 2025, 15:36

E rëndë në Kosovë, ish-bashkëshorti godet gruan me sëpatë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë, ish-bashkëshorti godet gruan me

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kosovë. Një grua është goditur me sëpatë në Gadime të Ulët të Lipjanit,

Raportohet se i dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit.

Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që personi i lënduar femër është dërguar për tretman mjekësor”, tha për Radion Evropa e Lirë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e viktimës.

Lini një Përgjigje