
Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë nisur grevën e përgjithshme për shkak të mosmarrjes së pagave. Greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e punës në të gjitha sektorët e RTK-së.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka theksuar se ky hap vjen pas kërkesave të padëgjuara dhe rrezikut për mosfunksionimin e RTK-së për shkak të bllokimit të pagave.
Po ashtu, Shoqata Sindikale e Radio Kosovës ka paralajmëruar grevë njëorëshe para ndërtesës së Radio Kosovës dhe ka kërkuar që autoritetet të ndërmarrin masa urgjente për të siguruar pagat dhe për të garantuar vazhdimin e punës së RTK-së pa pengesa.
Sindikatat kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri në miratimin e buxhetit për RTK-në dhe, nëse nuk ka zgjidhje, do të organizojnë protesta para Qeverisë dhe Kuvendit. Në mungesë të një zgjidhjeje, rrezikohet dështimi i misionit publik të RTK-së dhe ndërprerja e programeve.
Lini një Përgjigje