TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Prill 2023, 18:48

E rëndë në Pejë, djali qëllon për vdekje nënën e tij

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Pejë, djali qëllon për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Pejë. Mësohet se një person ka qëlluar për vdekje nënë e tij.

Vrasjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, Rugova ka thënë se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar ai.

peje vrasje

Lini një Përgjigje