TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Qershor 2023, 14:15

Sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç, ambasadori gjerman me tone të ashpra: Skena brutale, pse nuk reagon Lista Serbe?

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç, ambasadori gjerman me tone

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve të djeshme ndaj gazetarëve dhe operatorëve nga protestuaesit serbë në Leposaviç.

Në një postim në Twitter, Rohde tha se këto pamje që erdhën nga Kosova ishin tronditëse, duke pyetur se ku duhet të përfundojë kjo.

Më tej, ambasadori ka kritikuar gjithashtu edhe Listën Serbe për rastin duke shtuar se atra nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me dhunën. Sipas tij të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë dhe detyrat për të ulur tensionet.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, shkruan Rohde, ndërsa bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një video që shfaqte sulmet ndaj gazetarëve.

lista serbe ambasadori gjerman sulm gazetare

Lini një Përgjigje