TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shkurt 2023, 11:22

Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit, mediat serbe: Ka mbaruar, e kemi njohur!

Shkruar nga Pamfleti

 

Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit, mediat
Autoritete civile serbe në festën e pavarësisë së Kosovës, në Beograd

Një event i zhvilluar në Beograd, në zyrën e Ndërlidhjes së Kosovës në Serbi, ku është festuar 15 vjetori i pavarësisë së Kosovës, ka shkaktuar një debat të madh në publikun e Beogradit.

Analistët më në zë të vendit, kanë shkruar se politikanët duhet t’i lënë llafet, pasi çdo gjë ka mbaruar. E këtë nuk po e bëjnë vetëm mediat serioze dhe të moderuara, por edhe qarqet më ekstreme të lidhura me radikalët e kishës ortodokse.

‘Veçernie Novosti’, shkruan në një artikull të saj se “ka mbaruar, po e njohim”. E ky artikull bëhet vetëm pak ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit.

Festa e mbajtur për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Beograd, ku ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shajip Kamberi, ka irrituar kreun e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Nuk ka zyrë ndërlidhëse, ka vetëm një oficer ndërlidhës, që ka marrë një zyrë me qira”, shkruan Petkoviç, dhe Novosti i përgjigjet: Pse e lejove? Pse nuk thua më mirë se e njeh Kosovën?!

Boshko Obradoviç, drejtuesi i DVER, një partie të djathtë pro ruse shkruan: “Vuçiç arreston patriotët serbë për respektimin e Kushtetutës e njëkohësisht lejon festën e pavarësisë së Kosovës dhe neonazizmit ukrainas në mes të Beogradit”.

Duket si një provokacia e vogël, megjithatë fakt është se për herë të parë pas çlirimit të Kosovës festohet pavarësia në mes të kryeqytetit serb. E këtë e cilësojnë një sinjal të gjitha mediat serbe, radikale po të moderuara. Gazeta ‘Politika’, që është zëri i ministrisë së Jashtme, bën thirrje për të mos u skandalizuar sepse sipas saj “edhe shqiptarët e Serbisë kanë të drejtë të festojnë”.

Aq më shumë që në festën e pavarësisë, kanë shkuar pa ju dridhur qerpiku dy serbë shumë të rëndësishëm në Beograd: Sonja Biserko e Komitetit të Helsinkit dhe Dushan Janjiç, i cili predikon marrëdhënie të mira mes Serbisë dhe Kosovës. Dhe vetëm pak vite më parë, nëse do të ndodhte kjo, do të ndërhynte policia.

Ndërkaq, në lidhje me negociatat e së hënës, mediat radikale serbe tregohen edhe më pesimiste.

‘Veçernie Novosti’ thekson se BE është bërë njësh me Prishtinën dhe synon që në fillim të miratohet plani franko-gjerman, e pas instalimit të tij të ekzekutohet Asocacioni i Komunave Serbe. Vuçiç ka thënë që pa asocacionin do t’i mbyllë bisedimet.

Por Novosti, thekson se Lajçak ka vendosur në axhendë Asocacionin si pikë e tretë.

Një diplomat në pension i Serbisë, Zoran Milivojeviç thotë për Novosti-n se: “Tashmë gjithçka është në dorën e ndërmjetësve, mbi të gjitha të amerikanëve. Në fund të fundit, prej tyre varet edhe sjellja e Kurtit. Nëse ZSO nuk është në tryezë të hënën, vështirë se mund të bëjmë ndonjë përparim serioz në negociata”.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se, Beogradi dhe Prishtina duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut, i cili përfshin përparimin drejt themelimit të Unionit të Komunave Serbe. Hovenier vuri në dukje se SHBA-të mbështesin propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve dhe shtoi se Uashingtoni "është i inkurajuar nga fakti që si Beogradi ashtu edhe Prishtina e kanë pranuar atë propozim në parim". E gjithë kjo atmosferë, në Beograd ka vetëm një rezultante: njohjen!

Zgjidhja shihet pikërisht tek ultimatumi i Uashingtonit për të mbyllur relacionet me Moskën. Që duket se është çelësi i gjithçkaje nëse ndodh, e që përbën një rend të ri botëror, ku shqiptarët nuk do të jenë më të përkëdhelur, por do të kenë një ‘Zajednicë’ që e mbikëqyr Uashingtoni e jo Moska…/Pamfleti

pavarësia e kosovës festa në beograd asociacioni njohja e kosovës

Lini një Përgjigje