
Gjykata Speciale ka bastisur sot banesën e Adil Behramaj, ish këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Lajmin e ka konfirmuar në një postim në Facebooj, Artan Behrami, po ashtu ish-këshilltar i Hashim Thaçit.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ish këshilltari i Thaçit.
Ndërkohë Gjykata Speciale ka refuzuar të komentojë mbi këtë aksion.
Lini një Përgjigje