TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shkurt 2023, 07:53

Politikani serb: Vuçiç avancon vetëm drejt të keqes, Kosova po përparon në çdo aspekt

Shkruar nga Pamfleti
Politikani serb: Vuçiç avancon vetëm drejt të keqes,
Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviç

Themeluesi dhe kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron për të folur mbi dialogun Prishtinë-Beograd dhe zhvillimet e fundit sa i takon kësaj çështjeje.

Ai e cilësoi të gabuar politikën e Sllobodan Millosheviç dhe tha se gjithë situata aktuale është fryt i zbatimit të atyre politikave.


“Aleksandër Vuçiç vijoi rrugën e tij, madje duke avancuar drejt të keqes.” , u shpreh Sanduloviç.Ai theksoi se Kosova ka përparuar në të gjitha aspektet, sidomos falë qeverisë së fundit.

“Këto nuk janë fjalë lajkatuese. Njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë që jam shumë kritik dhe i sinqertë deri në fund.” , deklaroi politikani serb.

Ndërkohë ju rikujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë takimin e radhës mes tyre në Bruksel më 27 shkurt.

Lajmi u konfirmua nga shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell, i cili shtoi gjithashtu se të dy liderët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Sipas Borrell, takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t’i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja.

Lini një Përgjigje