TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Shtator 2025, 14:12

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori i Shqipërisë në Hagë: Shpresojmë për drejtësi në këtë proces!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ambasadori i

Mbrojtja në gjykimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.  Ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko tha se shpreson shumë për drejtësi në këtë proces.

“Dje foli populli. Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh Kuko për "TCH".

Lini një Përgjigje