TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Tetor 2025, 21:09

Grenell shpërthen ndaj Von der Leyen: S’mund t’i jepni këshilla gjyqësore Kosovës, Gjykata juaj mban peng Thaçin prej 5 vitesh!

Shkruar nga Pamfleti

Grenell shpërthen ndaj Von der Leyen: S’mund t’i jepni

Emisari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell ka shpërthyer ndaj Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, pas vizitës së saj në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Grenell i është kundëpërgjigjur Von der Leyen-it, e cila kishte publikuar foto nga takimi me Osmanin dhe Kurtin, teksa theksonte se Kosova duhet të ndërtojë institucione të forta.

Ai deklaroi se Von der Leyen nuk ka reaguar për Gjykatën e Hagës që mban për pesë vite në paraburgim Hashim Thaçin, vetëm se ky i fundit po shkonte për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së gjyqtarit Jack Smith.

Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, shkruan Grenell në X.

Lini një Përgjigje