
Greqia ka siguruar Serbinë se nuk do ta njohë Kosovën gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Beograd, shkruajnë mediat lokale në Athinë.
Ndërsa Athina aspiron të luajë rolin e “ndërmjetësuesit të ndershëm” mes Serbisë dhe Kosovës, ajo përsëriti se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pavarësisht sugjerimit të SHBA-së për ta bërë këtë, sipas gazetës Kathimerini.
E përditshmja greke përsërit se tre shtete të tjera të BE-së, Spanja, Sllovakia dhe administrata greke qipriote, gjithashtu nuk e njohën Kosovën si një shtet të pavarur.
Fokusi aktual i Athinës mbetet te zgjedhjet që priten të mbahen në maj. Një veprim i tillë do të ishte gjithashtu i parakohshëm, argumentoi ajo.
Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, ku shumica e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Turqinë, e njohën atë si një vend të veçantë autonom.
Ju rikujtojmë se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani më 16 mars priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi u mbajt në Presidencë dhe mes dy diplomatëve u diskutua çështja e njohjes dhe marrëdhëniet bilaterale.
Pas vizitës në Prishtinë, Dendias ka vazhduar turin e tij në Beograd ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç.