TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2026, 12:16

Haga kërkoi 45 vjet burgim për krerët e UKÇ-së, reagon Majlinda Bregu: Tmerrësisht e turpshme!

Shkruar nga Pamfleti
Haga kërkoi 45 vjet burgim për krerët e UKÇ-së,
Haga kërkoi 45 vjet burgim për krerët e UKÇ-së

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar për pretencën që Prokuroria Speciale ka kërkuar për ish krerët e UKÇ-së. 

"Tmerrësisht e turpshme!", shkruan Bregu në një reagim në rrjetet sociale.

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së gjatë seancës për deklaratat përmbyllëse.

“ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkretë, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi West.

Kryeprokurorja Kimberly West theksoi se kërkesa është për përgjegjësinë individuale të secilit, jo për Shtabin e Përgjithshëm, dhe përfshin të gjitha pikat e aktakuzës.

 

haga kërkoi 45 vjet burgim për krerët e ukÇ-së

Lini një Përgjigje