Kosova 6 Dhjetor 2023, 14:45

“Ishte një vrasje e menduar keq”, gazetari tregon detaje: Pse bindem që Liridona u vra për paratë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte një vrasje e menduar keq”, gazetari tregon detaje: Pse

Gazetari Sokol Bregu tha se shkaku i vrasjes së Liridona Murselit me shumë mundësi ka qenë për paratë.

Sipas tij, nëse do të ishte një histori tradhtie reagimi do të ishte momental, ndërsa në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje të menduar keq, ku u lanë shumë gjurmë.

“Një histori tradhtie do ishte një reagim momental. Xhelozia lind aty për aty dhe krijohet një agravim menjëherë. A është historia e një siguracioni? Është më tepër e mundshme në një rast konkret, duke ditur jetesën e pasur dhe mungesën së fundmi. Por ishte një vrasje e menduar keq, se nëse do ishte një histori e menduar gjatë do gjente një ekzekutor profesionist, nuk do fuste shokun që nuk ishte ekspert dhe që la gjurmë pa fund. Kodi i Kosovës e ka dënimin 10 vjet deri në burgim të përjetshëm, Shqipëria e ka nga 35 vjet deri burgim i përjetshëm, pra Kosova ka një kod penal më të lehtë. Pse unë bindem që gjithçka është për para? Se në këtë moment Naimi nuk po mundej të militonte politikisht, kërkonte gjithmonë të binte në sy duke u shoqëruar me personazhe të njohura. Nëse paska të bëjë me homoseksualitetin e tij, ai do e kishte më të lehtë të bënte një divorc në një shtete si Suedia që është shtet modern dhe social dhe ku do të mund të përfitonte”, tha gazetari për Euronews Albania.

 

gazetari detaje liridona