
KFOR po qëndron në komunat në veri të Kosovës, pasi prej 2 javësh po vijojnë protestat nga qytetarët serbë.
Këto protesta nuk ishin paqësore pasi kaluan në dhunë fizike, ku janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.
Lidhur me këtë, në Komunën e Zveçanit, KFOR vendosi një pankartë me një mesazh për protestuesit ku shkruhej: “KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet”.
Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës.
Trupat ukrainase nuk janë më pjesë e KFOR-it, pasi janë kthyer në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.
Lini një Përgjigje