TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Shtator 2025, 09:52

Kërcënuan Kurtin në rrjetet sociale, deklarohen të pafajshëm Klinaku e Selmani

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan Kurtin në rrjetet sociale, deklarohen të

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se nuk do të parashtrojë kërkesë pasurore-juridike.

Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Klinaku, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë.

Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj Selmanit.

Kërcënuan Kurtin në rrjetet sociale, deklarohen të

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar, tani të dëmtuarin A.K., në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku nga OVL e UÇK-së kishte thënë se më përpara “e vras Albin Kurtin” sesa iki nga Kosova.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: a më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë! Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iki nga Kosova”, kishte shkruar Klinaku.

 

Lini një Përgjigje