TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2025, 12:16

Kosova në ngërç, Albin Kurti dështon të formojë qeverinë e re

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka qeveri "Kurti 3" në Prishtinë! Ka dështuar konstituimi i qeverisë së re ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Kosova në ngërç, Albin Kurti dështon të formojë
Altin Kurti dështon të formojë qeverinë e re

Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti si i mandatuari për formimin e qeverisë së re nuk mori dot 61 votat e nevojshme.

Në Kuvendin e Kosovës, 56 deputetë votuan pro, ndërsa 52 kundër dhe 4 abstenime. 

Sipas Kushtetutës, presidentja Osmani brenda 10 ditësh duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka shanset më të mëdha për të formuar qeverinë.

Nëse edhe përpjekja e radhës dështon, atëherë Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 40 ditësh. 

Në sallë ishin të pranishëm 130 deputetë, ndërsa mbajti fjalën e tij, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e njëkohësisht kryeministër ende në detyrë, Albin Kurti tha se “në këto 6 muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat”.

“Mbi 6 muaj prej thirrjes së seancës, më në fund kemi një Kuvend të konstituuar. Është një vonesë e paprecedentë, ku 5 nga këta 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese. Asnjë parti që i kemi bërë ftesë nuk ka pranuar bashkëpunim”, u shpreh ai.

Sipas tij, po të kishte pasur një qasje pozitive, sot do të ishte krijuar një qeveri koalicioni.

“Sot qeveria propozohet për votim si një akt i shërbimit ndaj vendit. Pa votimin e qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të re, pa buxhet për vitin e ardhshëm dhe pa funksionim të institucioneve të vendit”, shtoi ai.

“Një vend pa buxhet, është një vend që nuk mund të ecë përpara”, deklaroi Kurti.

“Votoni për interes publik e shtetëror, qeverinë e prodhuar nga rezultati i 9 shkurtit”, ishte thirrja e tij.

 

altin kurti dështon të formojë qeverinë e re

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Normale, nuk kishte si të merrte 'bekimin' sot qeveria Kurti 3 kur para kemi zgjedhjet lokale (raundin e dytë). Nëse kalohet në zgjedhje të parakohshme jam i sigurt që e vetme Vetvendosja do marë 61 deputet.

    Lini një Përgjigje