TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2025, 12:14

Sot shansi i fundit, Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeverisës

Shkruar nga Pamfleti
Sot shansi i fundit, Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri
Albin Kurti

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës këtë të dielë, 26 tetor, ditë që shënon përfundimisht formimin (ose jo) të qeverisë së re.

Në fjalën e tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e njëkohësisht kryeministër ende në detyrë, Albin Kurti tha se “në këto 6 muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat”.

Në fjalën e tij, Kurti gjithashtu ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeverisës, nga zv.kryeministrat te ministrat.

Ata ishin:

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka

Ministri i Financave: Hekuran Murati

Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti

Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jashari

Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministri i Arsimit: Avni Zogiani

Ministri i Kulturës: Fatmir Spahiu

Ministri i Sportit: Blerim Gashani

Ministri i Mbrojtjes së Administratës dhe Punëve Ligjore (MAPL): Rasim Demiri

Ministri i Mjedisit: Fitore Paxolli

Ministri i Bujqësisë: Armen Muja

Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha

Ministri e Tregtisë: Mimosa Kusari

Ministri i Energjisë: Artane Rizvanolli

Ministri për Komunitete: Nenad Rashiç

“Ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët”, tha Kurti.

 

albin kurti emrat e kabinetit të ri qeverisës

Lini një Përgjigje